10 Gusht 2022

Teatri i Gjilanit përfaqësohet në Festivalin prestigjioz të Polonisë

Gjilan, 22 prill – Teatri profesionist i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë – Kontrapunkt, edicioni i 56-të.

Ftesën për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar europian e ka quajtur historike kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

“Është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë në si trup teatrale në Festival ndërkombëtar. Kësaj radhe Teatri i Gjilanit është i ftuar në Poloni që të marrë pjesë me shfaqjen “a.y.l.a.n”. Iu dëshirojmë shumë suksese”, ka thënë kryetari Hyseni, në një konferencë për media.

Ai ka shfaqur zotimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale ndaj Teatrit dhe aktorëve.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se pjesëmarrja e trupës teatrore në këtë Festival, i bënë nder Gjilanit si qytet i kulturës.

Kurse, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e ofruar, tha se pjesëmarrja në këtë Festival me shfaqjen “a.y.l.a.n”, e cila trajton problemin e refugjatëve, do të jetë interesante nga debati që mund të nxitet pas shfaqjes.

Aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n” do të udhëtojnë në Poloni më 24 prill. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)