19 Mars 2024

Të rinjët e Skenderajt prezatojnë shfaqjen “Fytyra e vërtetë”

Skenderaj, 1 korrik - Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Skenderajt me titull “Fytyra e vërtetë” sot në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”.

“Fytyra e vërtetë”, synon të adresojë në veçanti ngacmimet seksuale nga personat me ndikim në institucionet arsimore dhe për t’u bërë thirrje gjithë akterëve që rastet e tilla nuk duhet të heshtën, përkundrazi viktimat duhet të përkrahen e ngacmuesit të marrin dënimin e merituar.

Pas performancës do të hapet diskutim me publikun prezent për të trajtuar çështjen e adresuar.   

Ekspozita e të rinjve të Skenderajt do t’i paraprijë prezantimit të shfaqjes “Fytyra e Vërtetë”.

Aktorët/et: Leonit Bahtiri, Elsa Kajtazi, Elisa Kajtazi, Donjeta Selimi, Flamur Kastrati, Arbenita Shatri, Bleart Sinani, Rinesa Kajtazi, Liridona Hyseni, Alketa Abazi.

Mentore: Qëndresa Kajtazi, Donikë Ahmeti dhe Zhaneta Xhemajli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)