06 Dhjetor 2022

Tahir Emra dhe Hysni Krasniqi laureat te Çmimit në fushën e Artit Pamor

Prishtinë, 5 tetor - Akademik Tahir Emra është laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e Artit Pamor, ndërsa Hysni Krasniqi është laureat i Çmimit Vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.

Për këtë ka marrë vendim Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në bazë të vlerësimit të Jurisë Profesionale për ndarjen e këtyre çmimeve.

Juria e cila ka qenë në përbërje të: Zeni Ballazhi - kryetar, Dhurata Ramosaj e Mirsad Lushtaku – anëtarë, kanë vlerësuar se çmimi “Muslim Mulliqi” t’i ndahet artistit Tahir Emra, i cili i përket brezit të pare të artë, të cilët dolën nga Shkolla e Mesme e Arteve në Pejë dhe i cili është një ndër theme1uesit e parë të institucioneve të artit duke zhvilluar artin bashkëkohor dhe modern në Kosovë. Është një personalitet i shquar në fushën e Artit Pamor dhe njihet me të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçante në avancimin e artit pamor.

Ndërkaq, për artistin Hysni Krasniqi, juria ka vlerësuar se ai gjatë këtyre viteve ka pasur të arritura të dalluara në fushën e artit pamor sipas krijimtarisë profesionale në mediumin e grafikës duke kontribuuar denjësisht në formimin e një fytyre bashkëkohore të artit kosovar.

Me këtë rast ministrja Dumoshi, tha se laureatët kanë kontribuuar në pasurimin e vlerave artistike pamore në vendin tonë me krijimtarinë e tyre duke përçuar mesazhe tek publiku të cilat kanë sjellë një frymë të re.

“Është një kënaqësi që t’i kemi këta artistë me një histori të shkëlqyeshme dhe që kanë kontribuuar shumë në artin pamor. Çmimet që ndan MKRS-ja janë vlerësim i punës së artistëve, dhe ky çmim mban një emër të madh, emrin Muslim Mulliqi”, tha ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi ka pohuar se puna të cilën artistët e kanë zhvilluar me dekada, nuk kanë qenë shumë të lehta për vendin tonë por përmes pikturës dhe zhanreve tjera në kulturë ju na keni bërë që të bashkëndjejmë.

Ndërsa, laureati Emra, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që ministria po i ndan këtë çmim duke e vlerësuar kështu punën e tij.

“Ky është një vlerësim i cili tregon se edhe Kosova ka krijues të mirëfilltë të cilët edhe janë të shkolluar nëpër akademi prestigjioze dhe atë dije që kemi fituar e kemi përcjellë edhe tek gjeneratat e reja. Ne jemi popull shumë i talentuar, ndonëse populli i vogël por dhe këtë nuk e themi ne por e thonë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera akademik Emra.

Ndërkaq, Hysni Krasniqi, tha se arti pamor i Kosovës mund të krahasohet kudo në bashkësinë evropiane ku artistët nga Kosova, qoftë individualisht apo në grup, kanë realizuar ekspozita anekënd ish-Jugosllavisë dhe Evropës, si në pikturë, skulpturë, grafikë e vizatim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)