25 Prill 2024

Stallone, heroi më i votuar i filmave aksion

Hollywood, 23 shtator - Sylvester Stallone është shpallur heroi i filmave aksion, duke mposhtur Arnold Schwarzenegger në një sondazh ku morën pjesë rreth dy mijë njerëz.

Aktori i filmit \"Expendables\" morri 31 për qind të votave dhe mposhti Arnold Schwarzenegger që fitoi 24 për qind të votave dhe u reshtua në pozitën e dytë.

Bruce Willis dhe Bruce Lee u renditën në pozitat tre dhe katër në listë, ndërsa Jean Claude Van Damme ishte i pesti, në sondazhin e zhvilluar nga myprotein.com.

Aktorja e filmit \"Salt\", Angelina Jolie, u rendit e shtata në listë dhe ishte e vetmja femër, duke mposhtur aktorët si Chuck Norris, Will Smith dhe Jason Statham.

Top 10 i heronjve të filmave aksion:

1. Sylvester Stallone - 31 për qind
2. Arnold Schwarzenegger - 24 për qind
3. Bruce Willis - 15 për qind
4. Bruce Lee - nëntë për qind
5. Jean Claude Van Damme - shtatë për qind
6. Steven Seagal - katër për qind
7. Angelina Jolie - dy për qind
8. Chuck Norris - 0.8 për qind
9. Will Smith- 0.6 për qind 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)