21 Janar 2022

Sot në Gjilan hapet manifestimi kulturor kombëtar ‘Flaka e Janarit 2022’

Gjilan, 11 janar - Sot në Gjilan hapet manifestimi kulturor ‘Flaka e Janarit 2022’, që këtu organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë sonë, në përpjekje të parreshtura për mbrojtje të identitetit dhe mëvetësisë, për pavarësi dhe sovranitet të trojeve etnike.

Aktivitetet e ditës së parë, më 11 janar, fillojnë me Homazhe për Dëshmorët për të vazhduar me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, para Teatrit të qytetit.

‘Flaka e Janarit’ vijon tutje me një varg programesh përkushtuese, akademi, tryeza letrare, ekspozita, ‘Festivali i Dramës  Origjinale Shqipe’, ‘Xixat e Flakës’ dhe të tjera, deri më 31 janar, kur pëmrbyllet me pjesët letrare dhe muzikore ‘Pena e Flakës’ dhe ‘Fest Flaka’, dy shtylla këto tjera të këtij manifestimi më unik në trojet shqiptare, i cili për tri javë rresht e bënë Gjilanin kryeqendër të kulturës kombëtare.

Manifestimi mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)