18 Prill 2024

Sot hapet Pavioni i Kosovës në Venedik

Venedik, 21 maj - Në kuadër të ekspozitës së 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut sot do të inaugurohet Pavioni i Republikës së Kosovës.

Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales “How will we live together” ekspozita e Kosovës me titull “Containporary” është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi.

Komisioner i Republikës së Kosovës është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga znj. Jehona Shyti.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, z. Hajrulla Çeku ne Arsenale.

I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)