19 Mars 2024

Shfaqja “Pa vend” në Kanë ndër premierat më të rëndësishme për Kosovën

Kanë, 16 korrik - Filmi ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda shfaqi në Kanë ndër premierat më të rëndësishme të filmit kosovar deri tani.

Filmi u shfaq në kuadër të kategorisë kryesore të filmave të shkurtë dhe garon për Palmën e Artë.

Prezent në premierë ishte edhe Kryeministri i Kosovës Z. Albin Kurti i cili erdhi në Kanë për t’i mbështetur dy filmat e parë të prodhuar nga Kosova dhe në bashkëprodhim me Kosovën që shfaqin premierat në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë (“Pa vend” dhe “Luaneshat e Kodrës”).

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Ekipi i filmit përbëhet nga:

Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda

Producent: Eroll Bilibani

Montazhi: Enis Saraçi

Dizajner zëri: Memli Kelmendi

Xhirues Zëri: Gëzim Rama

Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati

Filmi është produksion i shtëpisë filmike SK PICTURES dhe është mbështetur nga:

Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit, Mabetex Group, TV Arte, TV Yle, Dokufest dhe distribuohet nga Radiator IP Sales. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)