07 Shkurt 2023

Shfaqja “Hollyshit”, jashtë konkurrencës zyrtare, mirëpritet nga publiku gjilanas

Gjilan, 25 janar - Natën e tretë të festivalit të Dramës Shqipe ‘Talia e Flakës’, e cila mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2022”, artdashësit gjilanas kanë pasur mundësi të përcjellin shfaqjen “Hollyshit”, me regji të Ilir Bokshit, jashtë konkurrencës zyrtare.

Shfaqja erdhi si zëvendësim i asaj “Pesë ditë Mbret” të Tetarit të Korçës, që nuk arriti të udhëtojë në Gjilan shkaku i masave të reja anti-Covid, ndonëse ishte e planifikuar në programin e festivalit për sonte.

Komedia “Hollyshit” u pritë mjaft mirë nga artdashësit gjilanas, prezentë në numër të konsiderueshëm, ndërsa loja e aktorëve Ylber Bardhi e Adrian Morina, të cilët transformoheshin duke interpretuar personazhe të ndryshme, sipas konceptit regjisorial të dramatizuar nga fabula e autorit, ishte mjaft joshëse për publikun e kultivuar e këtushëm.

“Hollyshit” nxjerrë në pah e ironizon një situatë e cila në realitetin e përditshëm kalon pa u theksuar. Shfaqja është̈ e zhvendosur në një pjesë të Irlandës, ndërsa flet për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian, që duan të xhirojnë një film. Statistët hollivudian duke qenë shfrytëzues, në anën tjetër dalin edhe si përçmues të kolegëve të tyre, ‘statistëve’ irlandez.

Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2022” vijon kalendarin e prezantimeve të mërkurën me shfaqjen ”Marksistët e Leninistët e Zvicrës” të autorit Jeton Neziraj, me regji të Blerta Neziraj, prodhim i teatrit “Adriana” nga Ferizaj, për të vijuar më tej me atë të Shkëlzen Berisha, sipas romanit të Anton Pashkut “Gof” prodhim i teatrit “Metropol” nga Tirana.

Në natën e fundit të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës” mysafirë do të jetë shfaqja “Stifler” nga Doruntina Basha, prodhim i Organizatës “Integra”, me ç’rast bëhet ndarja e çmimeve të festivali
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)