09 Gusht 2022

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizohet ngjarja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit në Kosovë, me moton “Volunteer Now For Our Common Future”.

Ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim.

Në kuadër të ngjarjes do të shpallen edhe vullnetarët e vitit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)