06 Dhjetor 2022

Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare

Prishtinë, 25 nëntor - Sot Biblioteka Kombëtar e Kosovës ka mbushur 76 vjet prej kur se është themeluar. Për shënimin e ditëlindjes së Bibliotekës, në hapësirat e objektit të saj është organizuar një ceremoni festive, në bashkëpunim të BKK-së me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në kuadër të ceremonisë u nënshkrua plani 5 vjeçar i ardhshëm i BKK-së dhe nga drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku u prezantua historiku i punës së institucionit si dhe u organizuan edhe dy ekspozita për nderë dhe kujtim të profesor Anton Çettës, shkrimtarit, patriotit, mbledhësit të folklorit dhe pajtuesit të gjaqeve.

Të pranishmit patën rastin që të shohin ekspozitën “Anton Çetta : 100-Vjetori i lindjes” me libra dhe artikuj të/për Anton Çettën në koleksionet e BKK-së. Po ashtu, edhe ekspozitën e fotografisë: “Anton Çetta: 30-Vjetori i pajtimit të gjaqeve” ku u paraqiten fotografi të publikuara për herë të parë për publikun e gjerë.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, kryesuesi i Këshillit Drejtues të BKK-së, Osman Gashi dhe shumë personalitete tjera.

Ministrja Dumoshi tha se sot është një datë e shënuar jo vetëm për BKK-në, sepse nëpërmjet kësaj dite po kujtohen gjithë brezat që kanë dhënë mundin e dijen për këtë institucion të rëndësishëm shtetëror që prej vitit 1944.

“Sot gjendemi në një vend të veçantë, në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bodgani”, ky vend është tempull i dijës, ku kanë studiuar gjenerata të tëra intelektualësh të mëhershëm dhe të sotëm, të profileve e fushave të ndryshme të shkencës, kulturës dhe artit”, u shpreh ministrja Dumoshi, e cila tregoi edhe për rritjen e buxhetit të Këshillit të Librit për botimin dhe pasurimin e sa më shumë titujve të librave të rinj, e që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me punën që Biblioteka bën.

Ministrja Dumoshi, tha se për shkak të pandemisë, kontakti i lexuesit me librin e bibliotekën ka qenë pothuajse i pamundur, prandaj i është dhënë përparësi digjitalizimit të materialeve dhe fondit bibliotekar ashtu që lexuesi të ketë qasje në materiale të digjitalizuara.

Gjithashtu ministrja foli edhe për muajin e Anton Çettës, që për nder të figurës së tij, Qeveria e Kosovës, muajin nëntor e ka shpallur Muaji i Anton Çettës. “Biblioteka e Kosovës po organizon sot aktivitete për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar, i njohur për ndikimin e tij si mbledhës i folklorit, përkthyes, shkrimtar, e si veprimtar e prijatar i pajtimit gjatë viteve 90-të”.

Drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku, foli për të ardhmen dhe objektivat që ka Biblioteka në të ardhmen, ndonëse ky vit ka qenë shumë i vështirë, vlerësoi ai. “Në kuadër të bibliotekës digjitale tashmë kemi mijëra materiale digjitale dhe është duke u vazhduar digjitalizimi i njësive fizike duke e pasuruar kështu arkivin digjital”, sqaroi drejtori kur foli për procesin e digjitalizimit të materialeve në bibliotekë.

Osman Gashi kryesues i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, foli për punën e këshillit dhe bashkëpunimin me menaxhmentin e BKK-së dhe ka shtuar se biblioteka ka mbijetuar njëjtë ashtu siç ka mbijetuar Kosova, duke kujtuar dhe vlerësuar rëndësinë që ka luajtur ky institucion i kulturës në Kosovë.

Ndërsa, Rektori i UP-së, Naser Sahiti ka thënë se UP-ja dhe BKK-ja kanë një bashkëpunimi të ngushtë i cili është jetik për institucionet e arsimit të lartë. 




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)