29 Mars 2024

Shënohet 143 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Prizren, 10 qershor - Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në monumentin e Lidhjes, do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori.

Ceremonia do të organizohet me hapjen e një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendore të jetës politike e kulturore të vendit.

Po ashtu nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon konferencës shkencore ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite” për nder të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit qe një organizim politik i parisë së katër vilajeteve shqiptare në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Të detyruar nga rrethanat specifike shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)