29 Mars 2024

Shën Valentini, festa dhe dedikime nga të dashuruarit

Prishtinë, 14 shkurt - Shen Valentini njihet në të gjithë boten si “Padroni i të dashuruarve”. Ky përcaktim lindi nga një serë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Trëndafili i bashkimit, fëmijët, pëllumbat, dashuria sublime, të gjitha gjerat që e kanë bërë atë një feste model për te dashurit. 


Që të dashuruarit të duhen për të gjithë jetën, dhe me shumë në këtë dite, nuk mjafton vetëm dita e “Shen Valentinit”. Janë disa elemente, që na vine nga shekujt e kaluar dhe janë shtuar në kohë, që e bëjnë këtë feste kaq të madhe dhe kaq popullore në të gjithë boten.


Shen Valentini ishte duke dëgjuar një ditë, teksa ziheshin dy të rinj të fejuar, të cilët po kalonin përtej kopshtit të tij. Valentini iu doli përpara sakaq, me një trëndafil te bukur në dorë. Me një fytyre të qetë, e të shndritshme që rrezatonte plaku i mirë dhe trëndafilin e mbajtur lart e dhuroi për çiftin. 


Ky veprim pati fuqinë magjike që të bënte paqe mes dy të  rinjve të dashuruar. Kur ai u dhuroi të dyve lulen e purpurt, iu kërkoi të dyve të shrengonin bishtin e lules me kujdes për të mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Pas kësaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjtë u kthyen menjëherë tek ai. Me dëshirën e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikërisht Shen Valentini, i cili bekoi martesën e tyre te lumtur. 


Me tu bere e njohur kjo gjë u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjetër te merrej, prandaj përcaktoi për atë bekim datën katërmbëdhjetë te muajit. Dhe katërmbëdhjetë e muajit mbeti, por u ngushtua ne atë te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmën ne parajse. 


Shen Valentini mbante dhe kujdesej për një kopsht shumë të bukur pranë nja lugine. Në këtë livadh, ai lejonte që të luanin të gjithë fëmijët. Ai herë pas here dilte në dritaren e kishës për t’i pare, e për te ndjere pak nga gëzimi dhe hareja e tyre fëmijërore. 


Kishte të njëjtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; “Sinite parvulos venire da me”. Kur behej nate ai zbriste ne kopsht dhe te gjithë fëmijët e Zotit lodronin rreth tij. Atëherë ai i bekonte te gjithë. Pastaj i jepte secilit nga një lule me këshillën, qe t’ia çonin nënës, duke bere kështu qe te ktheheshin ne shtëpi herët dhe te rritej dashuria dhe respekti për prindërit. Në këtë legjende kuptohet mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te dashur. 


Dashuria sublime


Ishte një vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh një djalë i ri. me emrin Sabino. Sytë e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kërkoi te behej gruaja e tij. 


Por prindërit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan, ndërsa ata ishin kristiane. Atëherë, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mësonin e te bekoheshin prej tij. Gjë, te cilën Sabino, për dashurinë e te dashurës se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapërcye, doli një tjetër me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga një sëmundje e rende. Dëshpërimi i prindërve dhe i te riut ishte shume i madh. 


Menjehere familjaret sollën ne shtratin e vajzës priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zërin ndaj babait te te gjithëve. Dhe një gjumë bamirësie bashkoi përjetësisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndërsa shtrëngoheshin në përjetësi.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)