26 Prill 2024

Shakira planifikon turne në Britaninë e Madhe

Londër, 13 gusht - Shakira ka zbuluar se ajo është duke planifikuar një turne \'interaktiv\' në Britaninë e Madhe këtë dimër, që të shohë fansat duke u lejuar të ngjiten në skenë, ndërsa ajo performon hitet e saj.

Krijuesja e hitit \"Hips Don\'t Lie\", është duke punuar krahas regjisorit të teatrit Felix Barrett për turneun e saj të ardhshëm \"Tour Of Earthly Delights\", dhe premton një paraqitje energjike, që mund t\'i lejojë edhe fansat të lëvizin nëpër skenë.

\"Do të jem në Mbretërinë e Bashkuar këtë dhjetor duke punuar me Felix. Ai është një prej atyre mendjeve të arta, prandaj jam duke e dizajnuar shoun me të. Do të ketë shumë tema dhe do të ketë edhe shumë interaksion me publikun\".

\"Paraqitjet do të kenë shumë të tilla, shumë vallëzim, shumë kënaqësi. Ndjej një liri të madhe në skenë. Mezi pres këto paraqitje. Dua të shoh fytyrën e çdokujt në skenë, të shoh reagimin. Normalisht, mund të shihni vetëm rreshtin e parë, për shkak të dritave\", ka thënë këngëtarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)