03 Tetor 2022

Shakira: "Ndoshta s’do të martohem kurrë"

SHBA, 28 qershor - Shakira ka zbuluar se ajo ndoshta kurrë nuk do të martohet me të fejuarin e saj Antonio de la Rua.

Këngëtarja 33 vjeçare, është takuar me djalin e ish-presidentit argjentinas Fernando de la Rua që nga viti 2000. Ata u fejuan më vitin 2001.

Duke folur për ‘News of the World’, ajo tha: “Unë nuk kam asnjë plan për martesë. Ndonjëherë ka diçka romantike të jesh e dashura e dikujt përgjithmonë. Më pëlqen statusi që jam kam tani”.

“Unë definitivisht kam plan që të këm fëmijë, por sidoqoftë unë nuk shoh fustan martese”.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk ishte i kënaqur i fejuari i saj me videon e fundit të këngës së saj ‘Gypsy’, në të cilën ajo luajti me tenistin Rafael Nadal, duke potencuar: ‘Është e qartë se nuk është gjë që i pëlqën atij që të shohë atë video, por kjo është puna ime dhe pjesë e asaj që unë bëj”.

Unë e dija dhe mendova për një kohë që Rafaeli do të jetë i përsosur për këtë video. Dhe në të vërtetë ai ishte. Ky ishte debutimi i tij si aktor. Ishte me të vërtetë lehtë për të punuar me të dhe ne në ndërkohë jemi argëtuar shumë, edhe pse ai është i bukur, ai është i thjeshtë dhe jo i sigurtë në vetvete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)