20 Prill 2024

Shakira, këngëtarja endacake

SHBA, 14 mars -  Shakira e ka të vështirë të vendoset në një vend, pasi asaj i duhet të udhëtojë shumë si pasojë e punës që ka.

Këngëtarja seksi, e cila është e fejuar me avokatin Antonio de la Rua, nuk mund të qëndrojë në një vend për shkak të angazhimeve të punës që e çojnë anekënd botës dhe ajo është thuajse vazhdimisht në lëvizje.

Duke folur për këngën e saj të re "Gipsy", Shakira ka thënë se ajo po e jeton jetën si një cigane që nga momenti kur është bërë e famshme.

"Unë udhëtoj vazhdimisht, gjë që është e bukur, sepse shoh kultura dhe tradita të ndryshme. Por unë definitivisht jetoj si një cigane", ka thënë këngëtarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)