06 Dhjetor 2022

Romani 'Makthi' fiton Çmimin e parë 'Teki Dervishi' në Gjakovë

Gjakovë, 29 maj - Mitingu i Poezisë që mbahet për çdo vjet në Gjakovë, i organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, sivjet u mbajt për të 57-tën herë me radhë, por për shkak të pandemisë me një numër të vogël të pjesëmarrësve dhe me distancë.

Në konkurs të shpallur publikisht për roman, prozë dhe poezi nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” sivjet, pra për vitin 2021, e zuri romani me titull “Makthi” i shkrimtarit Fatmir Halimi.

Mitingu i Poezisë sivjet i 57-ti me radhë, të cilin e organizon Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës, është njëri ndër manifestimet më të vjetra i letërsisë në të gjitha trojet shqiptare, të cilin kaherë e kishin themeluar poetët vendës, sikurse Din Mehmeti, Besim Bokshi, Teki Dervishi, etj. Që nga atëherë ky Miting i Poezisë e vazhdon për çdo vit traditën.

Sipas kryetarit të Mitingut të Poezisë, Muharrem Kurti, pas një konkurrence të fortë në këtë zhanër të letërsisë dhe të prurjeve të mëdha në këtë vit nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe trevat tjera shqiptare, romani me titull “Makthi” i autorit Fatmir Halimi, sipas jurisë doli romani më i mirë, i cili edhe mori Çmimin e parë “Teki Dervishi”, edhe pse në konkurs kishin arritur edhe romane të tjera.

Romani “Makthi” i Fatmir Halimit përshkohet me një stil ri të krijimit dhe me një temë psikologjike, por edhe sociale dhe shoqërore, ku personazhi kryesor është një individ krejt i vetmuar mbi sipërfaqen e detit dhe mbijetimin e tij, i cili faktikisht e përjeton, por edhe e mbijeton makthin.

“Për mua mbrëmja e 28 majit e vitit 2021 ishte dita më e veçantë, pasi që romani im i radhës “Makthi”, i botuar para një muaji, fitoi çmimin më të rëndësishëm të Mitingut të Poezisë në Gjakovë, Çmimin e parë “Teki Dervishi”, që më shkaktoi një emocion të veçantë dhe një gëzim të papërshkruar”, ka thënë Fatmir Halimi.

 “Kjo më bëri të kuptoj se romanet e mia, sikurse romani “Dy vdekjet e një jete” që para tre viteve fitoi çmimin më të madh në Kosovë nga Ministria e Kulturës, ndërsa tani romani “Makthi” nga Mitingu i Poezisë në Gjakovë. Vërtet për mua si autor janë çmime të veçanta. Me çdo roman të ri letërsia jonë shqipe pasurohet. Dy romanet e mia e kanë një stil paksa më ndryshe dhe krijojnë një përjetim dhe tërheqje emocionale, andaj lexuesit i bëjnë për vete”, ka theksuar Halimi.

“Me këtë rast e falënderoj publikun e Gjakovës si dhe poetët tanë, por edhe poetët ndërkombëtarë që përmes platformës ZOOM u bën pjesë e pandashme e Mitingut. E falënderoj edhe jurinë profesionale: Muharrem Kurti, Migena Arllati, Engjëll Berisha dhe gjithë stafin tjetër të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.

Falënderoj familjen time, gruan dhe tre fëmijët e mi që patën durimin dhe që arritën të më krijojnë kushte pune gjatë gjithë kohës së shkrimit të romanit “Makthi”, ka thënë Halimi.    

/Ahmet Pllana/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)