28 Mars 2024

Roberto De Niro nderohet me çmim karriere

Los Angelos, 18 shkurt - Robert De Niro është nderuar me çmimin e karrierës për mbi katër dekadat e tij si përvojë në fushën e aktrimit. Aktori De Niro është nderuar me këtë çmim gjatë një ceremonie luksoze në Los Angeles.

Ylli hollivudian ka luajtur në filmin e parë në vitet 60', ndërsa gjatë karrierës së shkelqyer, ndër të tjera ai ka fituar dy çmime Oskar dhe një Golden Globe.

Të martën, redaksia e "AARP The Magazine" zgjodhi De Niron për t'ia dhënë çmimin e përvitshëm të kësaj reviste për arritje në karrierën e tij.Redaksia "AARP The Magazine" bëri edhe vlerësime të tjera përsa i përket aktorëve më të mirë të vitit.

Jeff Bridges u shpall aktori më i mirë për rolin në filmin "Crazy Heart, ndërsa Dame Helen Mirren mori çmimin e aktores më të mirë ("The Last Station").

Alec Baldwin fitoi çmimin e aktorit më të mirë dytësor("It's Complicated"), ndërsa ish-gruaja e tij, Kim Basinger, u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor ("The Burning Plain").

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)