24 Prill 2024

Robert Redford vlerësohet me çmimin "Legion of Honour"

Paris, 16 tetor - Robert Redford është paraqitur në Francë për të marrë çmimin "Legion of Honor", që është dhe vlerësimi më i madh për qytetarët jo-francezë që vlerësohen.

Titulli iu dha aktorit për arritjet e mëdha në fushën e kinematografisë dhe të bamirësisë, dhe ka qënë pikërisht presidenti francez Nicolas Sarkozy ai që ia ka dorëzuar aktorit këtë çmim.

"Robert Redford, ju jeni një person mjaft i dashur në mbarë botën, por ju jeni shumë familjar edhe në Francë. Për ne francezët ju përfaqësoni mitologjinë amerikane. Ju jeni imazhi amerikan që ne francezët e ëndërrojmë," tha Sarkozy.

Redford është i njohur në kinematografinë amerikane në filmat klasikë si "The Way We Were" apo "All President's Men".

"Të jesh në gjendje të përdorësh filmin që të kalojë kufijtë për të kuptuar kulturat ndryshe nga e imja është një gjë e mundimshme për t'u bërë. Kjo është diçka që unë jam i angazhuar për ta bërë dhe sigurisht që ky çmim më inkurajon. Jam thellësisht i nderuar. Mercy," ka falenderuar në frengjisht aktori Redford.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)