26 Prill 2024

Robbie Williams siguron pasurinë

Londër, 9 korrik - Këngëtari britanik Robbie Williams thuhet se ka bindur bashkëshorten e tij të ardhshme, Ayda Field, të nënshkruajë një kontratë para-martosore me qëllim ta ruajë pasurinë e tij në rast të divorcit, njoftojnë mediat britanike.

Duket se britanikut Williams po i dhimbsen paratë e fituara me mund dhe për këtë arsye ka bindur bashkëshorten e tij të nënshkruajë një kontratë, e cila ia garanton Williams që në rast të divorcit, pasuria të mos ndahet në gjysmë.

Williams ka një pasuri prej 120 milionë dollarësh, duke përfshirë prona në Los Angeles dhe në Angli.

Williams dhe aktorja amerikane Ayda Field pritet të martohen të shtunën në një ceremoni intime në Kaliforni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)