20 Prill 2024

Rihanna kërkon një emër për linjën e saj të parfumeve

SHBA, 28 shkurt - Këngëtarja e muzikës R&B, ka deklaruar kohët e fundit se ajo do të lançojë në treg një linjë parfum e cila do të jetë pronë e saj.

Madje Rihanna ka kërkuar nga fansat e saj që ta ndihmojnë për të gjetur një emër për parfumin e saj të ri.

Këngëtarja e superhitit "Umbrella" ka vendosur të ndjekë hapat e të yjeve dhe personaliteteve të tjera të famshmeve, si Britney Spears, Christina Aguilera dhe Jennifer Lopez.

Kështu që pritet që kjo linjë parfumi të dalë në treg gjatë këtij viti. Por, edhe pse fillimisht e ka quajtur "Route 22", ajo ka vendosur ta rishqyrtojë emrin, kështu që ka kërkuar nga fansat e saj që të kontribuojnë në gjetjen e një emri të përshtatshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)