28 Mars 2024

Rifunskionalizohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Llukar të Prishtinës

Prishtinë, 29 shtator - Komuna e Prishtinës ka njoftuar së përmes një marrëveshje të bashkëpunimit të nënshkruar sot me organizatën jo-qeveritare Stereospace, po rifunskionalizohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijohet hapësirë dhe mundësi për nxënësit dhe të rinjtë në Llukar, për aktivitete edukative dhe kulturore.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mori pjesë Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Adrian Berisha, i cili ndër të tjerash u shpreh i lumtur që hapësirat sikurse ajo e Shtëpisë së Kulturës në Llukar, po i kthehen rinisë së Komunës sonë.   

“Sot, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes filloi edhe shfaqja e programit të rregullt të filmave për nxënësit e shkollës ‘Ganimete Tërbeshi’, ndërsa ne bashkë me ekipin e 2cm Humans u përkujdesëm që nxënësve të ju shpërndajmë libra për ngjyrosje”, tha drejtori Berisha.

Ndryshe, kohë më parë organizata Stereospace bashkë me shkollën publike “Ganimete Tërbeshi” në Llukar dhe Komunën e Prishtinës kanë filluar bashkëpunimin dhe përpjekjet për rikthimin e aktiviteteve kulturore në Shtëpinë e Kulturës në Llukar për nxënësit e shkollës dhe komunitetin.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Stereospace ka organizuar dhe do të organizojë një numër aktivitetesh kulturore në shtëpinë e kulturës në Llukar për komunitetin dhe artistët.

“Investimet në infrastrukturën kulturore dhe në komunitet vlerësohen si të nevojshme për mirëqenien shëndetësore dhe sociale si dhe integrimin ekonomik të komuniteteve.''

''Infrastrukturat kulturore dhe me bazë në komunitet luajnë rol të rëndësishëm në bashkimin e njerëzve dhe përkrahin ndërtimin e shoqërive dhe rrjeteve sociale të përkrahjes. Ato ndihmojnë komunitetet të zhvillojnë shkathtësi të qëndrueshme jetësore”, tha drejtori Berisha ndër të tjerash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)