09 Shkurt 2023

QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Prishtinë, 8 mars - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.  

QIKA thekson se nga kriza që solli pandemia Covid-19 gratë pësuan dukshëm më shumë në të gjitha rrafshet.

Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si dhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”.  

''Aksioni jonë protestues ka për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë këtë formë të padrejtë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë'', thekson QIKA.  

Menjëherë pas realizimit të aksionit, QIKA mbanë konferencë për media ku edhe do të prezantohet qëndrimi jonë karshi kësaj çështjeje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)