20 Prill 2024

Publikohet videoklipi 'Terr' nga Shpat Deda dhe Edona Vatoci

Prishtinë, 20 qershor - Kantautorët Shpat Deda dhe Edona Vatoci e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me videoklip të titulluar 'TERR'.

Kjo këngë është bashkëpunimi i parë i këtyre kantautorëve ndërsa videon mund ta shihni duke e ndjekur vegëzën më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=zckNxH_eRRw

Kënga ‘TERR’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, përderisa Edona Vatoci e ka shkruajtur tekstin në strofë e saj.

Aranzhmani, produksioni dhe inçizimi live janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin. Në këtë proces të krijimit ishin ngushtë të involvuar Shpat Deda, Edona Vatoci dhe Dritëro Nikqi.

Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Frank Arkwright nga Abbey Road Studios

Videoklipi është punuar nga produksioni Ravencity Production dhe Machina Production dhe producentë ekzekutiv të tij janë Lulzim Luigji Bejta dhe Sibel Abdiu.

Drejtor i fotografisë në video është  Lulzim Bejta, montazhier Shpat Deda, kostumet janë bërë nga Venera Mustafa, ndërsa ekipi i plotë mund të gjendet në përshkrimin e videos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)