29 Mars 2024

Promovohet libri “Katalogu i Andrrave” nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri

Prishtinë, 21 maj - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të behët promovimi i librit “Katalogu i Andrrave” të punuar nga Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri.

Libri “Katalogu i Andrrave” është kurorëzim i iniciativës për mbledhjen e simboleve të andrrave dhe praktikave të interpretimit të tyre sipas modelit tradicional në Kosovë.

Katalogu sjellë për herë të parë një indeks me kategori e simbole të andrrave, që gëzojnë një konsensus të gjerë mbi interpretimin e tyre; këto simbole janë jehonë e praktikave të interpretimit të andrrave që ka mbijetuar nga antikiteti.

Në bashkëbisedim me teoritë mbi përvojën e andërrimit dhe të interpretimit të andrrave nga pikëpamjet etnografike, antropologjike dhe psikanalitike, Katalogu argumenton për rëndësinë e modelit tradicional të interpretimit të andrrave dhe simboleve të tij.

Të gdhendura në kujtesën kolektive, dhe reflektuese të mënyrave të jetesës, të dokeve e zakoneve, dhe të pikëpamjes kozmologjike në shoqërinë tonë, këto simbole përfaqësojnë një aspekt të trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare.
 
Pjesë e panelit do të jenë autoret Iliriana Lira Blakaj dhe Bjeshka Guri, Prof. Dr. Arsim Canolli, si dhe Urtina Hoxha - Ilustratore.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës Heritage Space e cila implementohet nga CHwB Kosova dhe financohet nga Qeveria Suedeze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)