07 Shkurt 2023

Promovohet libri “Bullizimi në shkollë” i autores Teuta Danuza

Prishtinë, 4 nëntor - Sot në Biblotekën Kombëtare do të organizohet promovimi i  librit “Bullizimi në shkollë” i autores Prof.Dr. Teuta Danuza.

Libri është një hyrje koncize në fenomenin e bullizimit në shkollë bazuar në këndvështrimet teorike dhe gjetjet empirike të fushës.

Fillimisht, ai shtjellon të kuptuarit e bullizmit nëpërmjet përkufizimit, formave të sjelljeve bulliste, rolin që fëmijët mund ta kenë gjatë rasteve të bullizimit, si dhe shkallën e prevalencës së bullizmit në shkollë.

Gjithsesi, libri trajton edhe sfidën e përkufizimit dhe, rrjedhimisht, trajtimit të këtij fenomeni në kontekstin kosovar duke marrë parasysh që në dokumentet zyrtare nuk ekziston termi përkatës.

Një gjë e tillë, pa dyshim, e sfidon vetëdijesimin, parandalimin dhe intervenimin e bullizmit në shkollë nga palët e interesit.

Libri “Bullizimi në shkollë” i dedikohet një game të gjerë të audiencës nisur nga palët e interesit të komunitetit shkollor, si: mësimdhënësit, stafi drejtues, prindërit, stafi profesional në shkollë, politikëbërësit në nivel qendror dhe lokal, studentët e edukimit, psikologjisë dhe stafi profesional dhe akademik i fushës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)