18 Gusht 2022

Promovohet katalogu i ekspozitës Arkeologjike të Muzeut të Kosovës

Prishtinë, 25 qershor - Sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari.

Në promovimin e katalogut do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë katalog janë paraqitur artefaktet dhe eko faktet që datojnë nga epoka e gurit të ri (neolitit) e deri te mesjeta e vonë, kohë kjo rreth tetë mijë vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)