06 Dhjetor 2022

Prizreni mirëpret artistët nga Dibra

Prishtinë, 16 tetor – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në zbatim të programit të saj vjetor të punës për vitin 2020 në fushën e veprimtarisë ndërkombëtare ka realizuar ngjarjen kulturore, hapjen e ekspozitës e autorëve Dritan Bocku dhe Adem Sulejmanoski, piktorë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha  gjatë hapjes së kësaj ngjarje kulturore tha se “publikut prizrenas, ua ofruam mundësinë që t’i sheh nga afër veprat dy autorëve nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, piktorit Adem Sylemanoski dhe Dritan Bocku. Autorët e këtyre veprave, janë dëshmuar me artin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare, duke hapur ekspozita në shumë qytete të mëdha të Evropës, ku arti i tyre ka prezantuar kulturën, trashëgimin dhe vlerat kombit tonë.”

Ekspozita të tilla në këtë kohë të pandemisë, do të na ofrojnë një oazë arti për ne, ku do të mund të vijmë dhe ta ushqejnë shpirtin në këto ditë jo edhe aq të lehta nëpër të cilat po kalojmë” theksoi drejtori Hoxha.

Ndërkaq drejtori i Qendrës për Kulturë në Dibër, Zinqe Mimidinoski u shpreh tepër i kënaqur për mikpritjen e ngrohtë që kishin nga drejtuesi dhe stafi i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, duke shprehur falënderimin e thellë për mundësinë që iu ofrua piktorëve nga Dibra në hapjen e kësaj ekspozite në qytetin e Prizrenit.

Njëri ndër autorët e kësaj ekspozite piktori Dritan Bocku i emocionuar nga publiku prezent dhe pritja e ngrohte e artdashësve prizrenas, prezantoi motivet e pikturave nga e kaluara dhe bukuritë natyrore që ka treva e Dibrës.

Ky bashkëpunim në mes dy institucioneve të vendeve respektive do jetë një hap tutje në përafrimin e kulturës, artit dhe traditës së dy vendeve tona. 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)