19 Prill 2024

Prince u rikthehet koncerteve

New York, 17 tetor - Këngëtari i famshëm britanik, gjatë një konference në teatrin Apollo në New York, bëri të ditur se së shpejti do të kthehet në skenën e koncerteve.

I veshur me një xhaketë të zezë, e zbukuruar me detaje ari, dhe duke mbajtur syze e errëta, ai pohoi se turneu i tij i ri do të quhet “Welcome 2 America”.

Gjatë turneut, këngëtari legjendar tha se do të ndajë skenën me disa nga artistët më të mirë amerikanë. Në mesin e tyre do të jenë Maceo Parker e Janelle Monae.

Megjithatë, ylli i hitit “Kiss” i la adhuruesit e tij në pritje, lidhur me datat e sakta kur do të dal në skenë, duke mos e dhënë asnjë detaj më tepër. Krejt çfarë premtoi është se do të përfshijë shumicën e hiteve të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)