19 Qershor 2021

Prezantohet shfaqja dhe ekspozita e të rinjve të Lipjanit “Çelësi Magjik”

Prishtinë, 8 qershor - Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit përkrahur nga CFD prezanton sot shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Lipjanit me titull “Çelësi Magjik”.

Shfaqja adreson periudhën e pandemisë Covid-19 dhe të post-pandemisë, e cila vjen si një udhëtim në kohë. “Çelësi Magjik” shpërfaq papërgjegjësinë e njerëzve, rritjen e dhunës në familje, e luftën psikologjike me të cilën përballen personazhet.

Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temat të cilat adresohen në shfaqje, duke e bërë kështu edhe publikun pjesë të saj.

Pas diskutimit ndërmjet personazheve të shfaqjes dhe publikut, do të hapet një ekspozitë nga nxënësit, me temën e njëjtë.

Luajnë: Laurita Terpeza, Lerdi Salihi, Gerta Salihi, Zejnie Osmani, Erblina Krasniqi, Suhejla Mehmeti, Leonard Guci, Sadri Gashi, Ledona Reçica, Arbnora Krasniqi, Endresa Avdyli.

Regjisorë: Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli dhe Ismail Kasumi.

Moderatoret: Fjolla Hoxha, Leonita Hoxha.

Ekspozitë: Arbnora Krasniqi, Enesa Bytyqi, Mimoza Terpeza.

Tekst shkrueset: Agnesa Terpeza, Mimoza Terpeza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)