19 Qershor 2021

Prezantohet Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian

Prizren, 1 qershor - Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi organizojnë prezantimin publik “Prizreni si Kryeqyteti Kulturor Evropian”.

Prezantimi publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian” nisë iniciativën e RrOK për të mundësuar aplikimin e qytetit të Prizrenit për titullin e Kryeqytetit Evropian të Kulturës në 2028, sipas vizionit të përcaktuar në Planin e Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2019-2028.

Gjatë prezantimit Emina Višnič, ish-CEO dhe kryesuese e programit të Kryeqytetit Kulturor Evropian të Rijeka 2020 do të shtjellojë shtyllat kryesore të konceptit aktual të Kryeqytetit Kulturor Evropian (ECoC), mundësitë që një përcaktim i tillë ofron si dhe sfidat e procesit të kandidimit në këtë program.

Përmbajtja e prezentimit së bashku me sesionet e pyetjeve dhe përgjigjeve do të trajtojnë standardet që duhet një qytet ti përmbushë që  të përfshihet në rrugëtimin e ECoC. Prezantimi do të zhvillohet në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën shqipe.

Kryeqyteti Evropian i Kulturës është nisma më prestigjoze evropiane në fushën e kulturës.  Me t’u pëcaktuar ky titull nga Bashkimi Evropian, qyteti i përgjedhur organizon një numër ngjarjesh kulturore me një dimension pan-Evropian përgjatë një periudhe prej një viti kalendarik.

E nisur në vitin 1985 nga Ministra e Kulturës së Greqisë Melina Mercouri dhe homologu i saj francez Jack Lang, kjo ngjarje feston larminë dhe pasurinë e kulturave evropiane, duke i vendosur qytetet në qendër të vëmendjes.

Për më shumë se 35 vite, qytetet të ndryshme të Evropës kane qenë bartës krenarë të këtij titulli, përderisa koncepti i ECoC ka ndryshuar nga një festival i thjeshtë artistik drejt një projekti kompleks zhvillimor.

Aplikimi i Prizrenit në ECoC është një mundësi për të gjeneruar përfitime kulturore, sociale dhe ekonomike, për të stimuluar rigjenerimin urban, si dhe për të rritur vizibilitetin dhe profilin ndërkombëtar.

Ky prezantim organizohet nga RrOK në partneritet me Fondacionin Lumbardhi, përkrahur nga European Endowment for Democracy dhe Komuna e Prizrenit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)