03 Shkurt 2023

Pink tallet me spekulimet për shtatzëni

SHBA, 19 prill - Ylli i muzikës, Pink, ka bërë shaka me thashethemet se ajo është duke pritur fëmijën e parë me burrin Carey Hart, duke thënë se ka një foshnjë që peshon 270 kilogramë.

Këngëtarja e hitit "So What", emri i vërtetë i të cilës është Alecia Moore, nxiti spekulimet se ajo është shtatzënë pasi është parë me një fryrje të lehtë të barkut më herët gjatë kësaj jave.

Ajo ka refuzuar të konfirmojë ose të mohojë thashethemet, por ka shfrytëzuar faqen e saj në Twitter për të bërë shaka.

"Jam jashtë palestrës. Zoti e di se kur kjo foshnjë 270 kilogramëshe do të dalë, të cilën e kam rritur për tetë vite. Duhet të jem e fuqishme dhe fizikisht e përgatitur për të", ka thënë Pink.

Këngëtarja vitin e kaluar u ribashkua me ngasësin e motoçikletave, Hart, pas një viti ndarje. Ata ishin martuar më herët në vitin 2006. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)