04 Shkurt 2023

Përurohet këndi amerikan në Shkollën "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë

Prishtinë, 13 mars - Shoqata "Miqtë e Amerikës" përuron këndin amerikan në Shkollën e Mesme "Hivzi Sulejmani" në Fushë Kosovë".

Ky aktivitet realizohet duke iu falenderuar drejtorit të shkollës Amir Pllana, personelit arsimorë e strukturave komunale të kësaj komune.

Qëllim i hapjes së këtyre këndeve është që fëmijët të njoftohen me historinë, kulturën, personalitetet e simbolet e shtetit mik dhe në veçanti që fëmijët të kenë njohuri se çfarë kanë bërë SHBA-të për popullin tonë gjatë historisë.

Aktiviteti ynë ka për qëllim të ndikojë që në sa më shumë shkolla, kolegje, fakultete jo vetëm në Kosovë ta kenë "Këndin Amerikan" apo rrugën amerikane, hapsirën amerikane (si të duan le ta quajn shkollat).

Aktivitetit ka karakter shumë dimenzional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)