27 Janar 2023

Përfundon ekspozita “Gender Check” në mumok

Viena, 16 shkurt - "Gender Check"- Feminiteti dhe maskuliteti në artin e Europës lindore” ekspozita e parë e përgjithshme e veprave artistike  nga Europa Lindore  që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar deri më sot i është kushtuar temës së roleve të gjinive, dhe në  të cilën janë paraqitur veprat e më shumë se 200 artistëve me ekipin e ekspertëve  nga 24 shtete në ballë ideatorën kustosën Bojana Pejiq, sapo ka mbaruar në  MUMOK,  në Muzeun e arteve bashkohore në Vjenë. 


"Gender Check" ndjek ndryshimet në paraqitjen e shembullit mashkullor e femëror në art – në veçanti duke patur parasysh se zhvillohen në kushte të ndryshme shoqëroro-politike. Ekspozita të cilën e ka inicuar dhe përkrahur Fondacioni ERSTE dëshmon për marëdhëniet e ndërsjella specifike ndërmjet artit dhe historisë si nga pikëpamja kronologjike, ashtu edhe nga pikëpamja e qëndrimit tematik:


“Ekspozita Gjender Check “ka lënë gjurmë të reja në hartën e historisë . Mund të thuhet pa tepruar se ky project ka pasur sukses të përmirësoj kuptimin e gjertanishëm të çështjës së marrëdhënieve gjinore në historinë e artit. “Gjender Chek” ka aritur për herë të parë të tuboj veprat artistike me temë gjinore, nga Evropa lindore dhe e mesme, çfarë i bënë këto vepra të krahasueshme me tema të njëjta në kontekstin ndërkombëtar “, ka vlerësuar me rastin e mbylljes së ekspozitës dr. Rajner Fuks, kustosi kryesor dhe zavendës drejtori në MUMOK.


Kristina Bohler, drejtoreshë e programit “ Kultura” në fondacionin Erste ka deklaruar se rreth 60.000 njerëz  kanë pasur rastin të vizitojnë ekspozitën, dhe ka pasur vlerësim të mirë në media të rajonit të Evropës së mesme dhe lindore. 


MUMOK dhe Fondacioni ERSTE shprehin falënderim për bashkëpunim të kënaqëshëm me kustosën Bojana Pejiq, me hulumtus nga shtetet pjesëmarëse, si dhe me artistë. Pas MUMOK-it, ekspozita shpërngulet në Varshavë ku do te vendoset në galerinë “Zaketa”. Hapja është caktuar për 19. Shkurt 2010. 


Artistët nga Kosova,  të cilit kanë eksponuar në MUMOK  janë: Sokol Beqiri, Merita Koci, Dren Maliqi Nurhan Qehaja, Muslim Mulliqi, Erzen Shkolloli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)