16 Prill 2024

Paris Hilton ndahet nga i dashuri

SHBA, 13 prill - Paris Hilton thuhet se është ndarë nga i dashuri Doug Reinhardt, pasi sipas saj ai po e shfrytëzonte atë për famë dhe si shtysë për karrierën e tij.

Trashëgimtarja e hoteleve ishte detyruar që të ndërpresë lidhjen e saj me ish-yllin e serialit "The Hills", pasi është zbuluar se ai është bërë producent në një 'reality shou' të motrës së saj dhe se dëshironte që Paris të merrte pjesë në të.

"Paris kurrë nuk ka pasur plane që të marrë pjesë në një 'reality shou', por Reinhardt i bënte presion asaj që të merr pjesë, kurse ajo refuzoi kategorikisht. Pa përfshirjen e saj, ky reality sipas tij është dështim", tha një burim.

Spekulimet u përhapën javën e kaluar kur Hilton u pa vetëm, kurse ish i dashuri i saj Doug Reinhardt, shkoi te prindërit në Aspen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)