29 Mars 2024

Pamela nuk do pozojë më nudo

SHBA, 30 shtator - Në një intervistë dhënë për “Daily Star”, aktorja amerikane Pamela Anderson ka njoftuar se nuk do pozojë më nudo.

“Nuk mundem më dhe për më tepër ka shumë femra të mrekullueshme që mund të zenë vendin tim”, shprehet protagonistja e “Baywatch”. Pam është një nga femrat më të privilegjuara në revistën “Playboy”, por tashmë ajo do ndërpresë cdo marrëdhënie me shërbimet që i kërkojnë pozat pa veshje.

Gjithsesi, vështirë se aktorja mund të heqë dorë, pasi më parë ajo ka deklaruar se një gjë të tillë do vazhdojë ta bëjë deri në fund të jetës. Nga ana tjetër, Anderson mund të bëhet e besueshme, pasi shpeh herë ka deklaruar se shokët e shkollës i tallin fëmijët për daljet e saj nudo.

“Kur bën këto gjëra nuk mendon se një ditë do bëhesh nënë dhe fëmijët një ditë mund të shokohen nga videot dhe fotot që ke xhiruar”, shton Pamela.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)