26 Prill 2024

Pamela Anderson i siguron mbrojtje 50 qenëve

SHBA, 3 gusht - Aktorja e famshme Pamela Anderson njihet gjërësisht për aktivitetin e saj bamirës në të mirë të kafshëve. Protagonistja e famshme e serialit të njohur Bayëatch ndihmoi mbi 50 qen pasi ata ishin braktisur nga të zotët e tyre.

Braktisja e të gjitha këtyre kafshëve kishte ndodhur për shkak të katastrofës ekologjike që ndodhi në Gjirin e Meksikës në Luiziana të SHBA-së.

Pamela Anderson, e cila ka një sërë vlerësimesh të shumta për aktivitetin e saj bamirës për kafshët, vendosi që të marrë disa qenë në konferencë,
Kjo konferencë u mbajt në parkun e qytetit të Nju Orlins përpara se ata të dërgoheshin në shtëpinë e tyre të re në një park të shtetit të shtetit të Virginias.

Që nga shpërthimi i derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës me mijëra banorë të zonës i dërguan kafshët e tyre shtëpiake në masë në qëndrat e mbrojtjes së kafshëve.

Por këtë qendra të pakta nuk e kanë përballuar fluksin e madh të kërkesave për të mbajtur kafshët shtëpiake.

"Këto kafshë të gjora nuk janë të prekura direkt nga katastrofa ekologjike, por gjithsesi ata po i vuajnë pasojat e kësaj fatkeqësie të madhe. Kështu që unë u përpoqa që t'i ndihmoj sadopak,"- u shpreh aktorja Pamela Anderson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)