06 Dhjetor 2022

“Një za i fortë”, fituese e Festivalit të Teatrit të shkollave të mesme

Gjilan, 7 qershor - Komuna e Gjilanit ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për Festivalin e teatrit të shkollave të mesme, praktikë kjo e re në Gjilan dhe e vetmja edhe në nivel të Republikës, që ka konfirmuar talentin e lartë profesional të nxënësve të këtyre shkollave.

Gjilanasit kanë pas mundësinë që nga 1 qershori deri më 5 qershor të ndjekin shfaqjet e përgatitura nga nxënësit e shkollave të mesme, nën asistimin profesional të regjisorëve dhe aktorëve të Teatrit të Qytetit, të organizuar nga organizata “Vepro”.

Bullizmi, të drejtat e fëmijëve, dhuna në shkolla, dhuna në familje, të drejtat e grave dhe diskriminimit, ishin temat të cilat janë trajtuar nga shfaqjet “Rebelët”, nga nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti”, “Edhe unë jam këtu”, e përgatitur nga nxënësit e shkollës “Mehmet Isai” dhe shkollës “Arbëria”, “Kush është më i forti” nga nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini”, “Trupi vs Turpi” nga nxënësit e shkollës së Muzikës dhe shfaqja “Një za i fortë” nga nxënësit e shkollës së Mjekësisë Dr. Asllan Elezi” dhe shkolla ekonomike “Marin Barleti”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se përpos sporteve shkollore, garave të dijes dhe aktiviteteve të tjera, ky Festival është ai që unë kam shumë për zemër sepse jehona e tij dhe talenti i nxënësve ka bërë një jehonë shumë të madhe në rrjetet sociale dhe në mediumet publike.

“Konkurrenca e nxënësve të shkollave dhe angazhimi i të gjithëve në këtë drejtim ka konfirmuar se Gjilani është qendër e talentit në fushën e artit në përgjithësi dhe aktrimit, gjithashtu. Ky ballafaqim me projekte të kësaj natyre në një konkurrencë shumë të madhe të nxënësve  dëshmon se vlerat në teatër profesionist do të jenë gjithnjë e më të mëdha dhe të veçanta, kur shihet se që nga shkolla e mesme kemi potencial dhe vlera në aktrim. Ky Festival të gjithë i bënë fitues dhe përgatitja juaj, kultura dhe vendosmëria, na kanë bërë krenarë të gjithë gjilanasit”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

Ndërsa, Nazim Gagica, drejtor i Arsimit dhe Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, kanë konfirmuar se bashkëpunimi në mes dy drejtorive ka prodhuar pesë shfaqje të cilat janë një përgatitje e lartë profesionale dhe obligim që për vitin e ardhshëm këtë ta bëjmë edhe në një shkallë më të lartë dhe të jetë edhe më madhështore.

Shfaqja më e mirë e festivalit u shpall “Një za i fortë” e përgatitur nga nxënësit e shkollës së Mjekësisë Dr. Asllan Elezi” dhe shkollës ekonomike “Marin Barleti”, me regji të regjisores Natyra Kallaba.

Në këtë ceremoni është dhënë një falënderim për drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit që u kanë dhënë një përkrahje shumë të madhe nxënësve, për realizimin e shfaqjeve, të cilat kanë tërhequr numër jashtzakonisht të madh të shikuesve në Teatrin e Gjilanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)