19 Mars 2024

Një vit me Ligj për Mbrojtje të Fëmijës, fëmijët kërkojnë reagim nga deputetët

Prishtinë, 16 korrik - Nesër bëhet një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili është hartuar për herë të parë në Republikën e Kosovës. Pavarësisht kësaj, gjatë këtij viti nuk janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të garantuar zbatimin e plotë dhe efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

KOMF, ka dorëzuar sot tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, disa letra me shkrime nga fëmijë në nevojë për shërbime sociale, të cilët kanë paraqitur nevojat e tyre dhe kanë kërkuar reagimin e deputetëve për zbatim të këtij ligji, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së tyre dhe garantimit të një jete dinjitoze për ta.

Ky vit i gjen fëmijët në një gjendje edhe më të rëndë si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila mbi të gjitha ka rënduar situatën e fëmijëve, e veçanërisht fëmijëve të cenueshëm.

Shumë fëmijë kanë mbetur pa marrë shërbimet dhe mbrojtjen e nevojshme që ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

Pandemia Covid-19 ka ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve pa përkujdes prindëror, rritjen e dhunës në familje dhe rrjedhimisht rritjen e nevojës për shërbime sociale, për të cilat urgjentisht duhet siguruar financim i qëndrueshëm përmes krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale.

Në gjendje shumë të rëndë vazhdojnë të jenë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e përfshirë në punë të rënda.

KOMF apelon karshi gjithë institucioneve përkatëse, për reagim dhe zbatim të menjëhershëm dhe tërësor të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Vonesa të tilla në zbatim të legjislacionit që mbron fëmijët në Kosovë, rrezikojnë mirëqenien dhe përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e fëmijëve e sidomos atyre të cenueshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)