18 Gusht 2022

Nisin ditët e gjuhës gjermane në Kosovë

Prishtinë, 15 qershor - Sot Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës sërish së bashku me partnerë të shumtë i hapin Ditët e gjuhës gjermane në Kosovë. Ditët e gjuhës gjermane tashmë shënojnë një traditë të gjatë në Kosovë.

Me rastin e hapjes Ambasadori Jörn Rohde tha se gjuha gjermane po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme edhe për ekonominë në Kosovë dhe marrëdhëniet ekonomike me rajonin gjermanofolës dhe me këtë edhe për perspektivën profesionale në Kosovë.

"Kosova gjithnjë e më shumë po zhvillohet drejt të qenit një vend aktraktiv i investimeve për ndërmarrje nga rajoni gjermanofolës – edhe për faktin se në Kosovë flitet aq mirë gjermanishtja."

"Gjuha gjermane i lidh të tri vendet tona me Kosovën dhe këtë duam ta festojmë në dy javët e ardhshme. Unë i ftoj të gjithë të interesuarit që të na bashkohen në këtë festë!“, theksoi Rohde.

Ambasadori Christoph Weidinger nënvizoi: „Një nga avantazhet e Ditëve të gjuhës gjermane është që përmes programit të larmishëm që e kanë përgatitur vendet tona, gjuha përjetohet duke u shpalosur nga disa anë. Në veçanëti i gëzohem pikërëndesës së filmave. Të përfaqësuar janë të gjithë, nga filmat për fëmijë, filmat klasikë e deri tek filmat më aktual austriakë.“

Ambasadori Thomas Kolly theksoi: „Diaspora kosovare luan një rol të rëndësishëm që gjuha jonë e përbashkët, vlerat dhe kultura në rajonin gjermanofolës, të promovohen brenda Kosovës.“

Nga 15 deri më 26 qershor 2021 do të zhvillohen aktivitete të shumëta, të gjitha rreth gjuhës gjermane: filma gjermanofolës nga Gjermania, Austria e Zvicra janë planifikuar të shfaqen nën qiellin e hapur dhe në Autokino, si dhe një piknik letrar në të cilin mund të merr pjesë secili.

Janë bashkuar gjithashtu edhe shumë radiostacione dhe gjatë kësaj kohe do të ofrojnë më shumë muzikë gjermane.

Veç kësaj, sërish do të mbahen sesione informative rreth gjuhës gjermane në Kosovë. Informacione do të ofrohen edhe për mundësitë e mësimit të gjuhës gjermane, apo të ballafaqimit me të në nivel të arsimit të lartë.

Në Universitetin e Prishtinës do të prezantohet programi i ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj”.

Përveç kësaj, do të mbahet edhe një sesion informues virtual rreth studimeve dhe kërkimeve shkencore në rajonin gjermanofolës, si dhe një tryezë diskutimi lidhur me rëndësinë e gjuhës gjermane në punësim dhe marrëdhëniet ekonomike me rajonin gjermanofolës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)