24 Maj 2022

Nënshkruhet memorandum për organizimin e Autostradës Biennale në Prizren

Prishtinë, 6 maj - Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, ka pritur në takim përfaqësuesit e festivalit ndërkombëtar Autostrada Biennale, me të cilët ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për organizimin dhe mirëvajtjen e kësaj ngjarje kulturore në Prizren.

Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim mbështetjen e festivalit nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, për të realizuar zhvillimin e aktiviteteve që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes artit bashkëkohor.

Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha, u shpreh i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se “aktivitetet e përbashkëta të Autostradës Biennale dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore – Prizren do të ndikojnë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe rolin e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”.

Po ashtu, drejtori Hoxha sqaroi se pikat e bashkëpunimit si pjesë përbërëse e këtij Memorandumi do të zhvillohen në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore.

Ai ka theksuar se promovimi i trashëgimisë kulturore, duke ri-funksionalizuar ndërtesat si hapësira për art bashkëkohor, ngritja e vetëdijes për mbrojtjen dhe promovimin trashëgimisë kulturore si dhe ofrimi i aktivitete të shumta, ku shtjellohen edhe tema sociale si barazia gjinore, të drejtat e njeriut dhe mesazhet të përcjella në gjuhën e artit bashkëkohor, do të nxisin promovimin e zhvillimit e turizmit kulturor dhe do rrisin ndikimin ekonomik për qytetin e Prizrenit.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i festivalit ndërkombëtar Autostrada Biennale, Leutrim Fishekqiu, falënderoi drejtorin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar në realizimin e këtij festivali me rëndësi të madhe në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore.

Ai tha se edicioni i tretë i festivalit do të zhvillohet në përputhje me rrethanat aktuale, dhe do të paraqitet në formë analoge dhe digjitale të infrastrukturës së butë, me art, performanca, pjesë bisedash, lexime, skulptura dhe forma të tjera të artit dhe jetës në verën e 2021.

Bienalja Ndërkombëtare e artit bashkëkohor "Autostrada Biennale”, do të mbahet në Prizren, gjatë periudhës 17 Korrik - 11 Shtator 2021. Kjo ngjarje kulturore, filloi për herë të parë nënë vitin 2014, themeluar nga një ndjenjë e mungesës dhe nevojës për më shumë shkëmbim kulturor në rajon, si dhe për hapje ndaj botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 maj 2022

- Koalicionit për Transparencë dhe Integritet i themeluar dhe mbështetur nga KFOS-i, do të organizojë tryezë me temën “Pazari me tema të diplomës” ku do të diskutohet lidhur me shit-blerjen e temave të diplomës. (Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës” ku të ftuar janë edhe Kryesuesi i Brodit dhe Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin e Projektligjit për mbrojtjen e ajrit dhe Projektligjin për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban dëgjim publik për Projektligjin për Produktet Biocide. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës organizon ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve bujqësore, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Stadiumi i Qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ prezanton Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti voton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes vizitojnë Florije Bislimin, njëra nga përfitueset e projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”. (Fshari Godanc në Shtime, ora 11:40)

- Në kuadër të programit dhe ekspozitës Babylonian Vision të artistes Nora Al-Badri qe qëndron e hapur në Galeria 17 mbahet diskutim me temë "Dekolonializimi i artefakteve. Demokratizimi i muzeve". (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (Vali Ranch në Gjilan, ora 18:30)