07 Maj 2021

‘Në kërkim të Venerës’ triumfues i dyfishtë në festivalin e Hong Kong-ut

Hong Kong, 11 prill - Filmi i gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me regji dhe skenar nga Norika Sefa ka fituar çmimin regjisorja më e mirë (Golden Firebird Award), dhe aktorja më e mirë (Best Actress International) për rolin kryesor të intepretuar nga Kosovare Krasniqi. Festivali ndërkombëtar i Hong Kong-ut është festivali më i famshëm për arthouse në Azi, njëherit edhe festival i katogorisë A.

”Në momentin që e pranova lajmin për çmimet, më është dashur pak kohë të mendoj për shumë gjëra të cilat na erdhën në rrugë e sipër, u bëmë pjesë e këtij filmi dhe vendime që u bënë pjesë e këtij momenti kur une tani po e pranoj çmimin si regjisorja më e mirë në mes të regjisoreve e filmave të mrekullueshëm. Kjo më jep vetëbesim për stilin që kam dhe më motivon për punë të mëtutjeshme.”  u shpreh regjisorja Norika Sefa.

Disa nga emrat që kanë kaluar nëpër këtë festival janë:  Ann Hui, Kurosawa Kiyoshi, Jia Zhangke, Brillante Mendoza, Nakata Hideo, Tsai Ming-Liang, and Apichatpong Weerasethakul, etj.

“Falenderoj shumë regjisoren dhe producentin e filmit që e kane besuar për këtë vepër dhe që më prezantuan me botën e filmit, rrjedhimisht më njoftuan me audiencen e botës.” u shpreh aktorja Kosovare Krasniqi.

“Unë vec di dhe dua të duartrokas për çdo çmim tjeter që do të na vijnë. Kemi besu shumë në Venerën dhe vazhdojmë të besojmë njejtë sepse kemi dhanë shumë përkushtim e dashni në të”. u shpreh producenti Besnik Krapi.

“Në kërkim të Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut me producent Besnik Krapin i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)