09 Gusht 2022

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2022”

Gjilan, 11 janar - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësues të familjes Mala e Berisha kanë ndezur Flakadanin e “Flakës së Janarit 2022”, i cili do të shndrit deri në fund të manifestimit shumëkultruror “Flaka e Janarit”.

Një flakadan tjetër është ndezur edhe të busti i Rexhep Malës e Nuhi Berishës, në qendër të qytetit.

Me këtë rast, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se ky manifestin mëton që të nderojë figurat e njohura shqiptare që në janarët e kuq të lirisë u sakrifikuan për këto ditë që ne sot i gëzojmë dhe për obligimet që ne i marrim në drejtimin e institucioneve.

“Jemi dyzet vjet nga ndarja e Kadri Zekës e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, ndërkaq 38 vjet nga ndarja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe vitet shkojnë e në të njëjtën kohë kujtimet për veprën e këtyre figurave të njohura shqiptare mbetën në historinë tonë.

E ne si qytet, në 31 vite të “Flakës së Janarit” mbajmë një manifestim mbarëkombëtar, që është përtej komunës, që përfaqëson vendin e kombin shqiptar dhe në të njëjtën kohë, për ne është nder dhe privilegj që të vazhdojmë me organizimin e një manifestimi të tillë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka shtuar se shkaku i procesit zgjedhor së fundi jemi në një kohë edhe jo shumë komode për organizimin e një manifestimi, mirëpo duke e ditur që ky manifestim gjithnjë ka bërë bashkë edhe subjektet politike, “Flaka e Janarit” edhe këtë vit është organizuar mirë.

Sot u ndez flakadani e nga data 17 vazhdojnë aktivitetet tjera dhe në të njëjtën kohë do të provohet që nëpërmjet organizimeve të tjera t’i jepet një ngjyrë edhe më e veçantë 40- vjetorit të rënies të Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla.

“Ajo për çka unë jam zotuar bashkë me grupin organizativ është se pas përfundimit të “Flakës së Janarit” do të ketë një dëgjim publik e diskutime të hapura lidhur me format e organizimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Në emër të familjes Mala e Berisha, përfaqësues të këtyre familjeve kanë shprehur falënderime për organizimin e këtij manifestimi dhe për pjesëmarrje. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)