12 Gusht 2022

Nasi Lera shpallet fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Gjilan 11 qershor - Shkrimtari nga Shqipëria, Nasi Lera, është shpalluar sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, për arritje të veçanta në letërsi, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, ars klubin “Beqir Musliu”.

Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Ibrahim Kadriu, Emin Azemi dhe Sadete Tërnava.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, tha se juria vendosi t’i jap çmimin “Beqir Musliu” për këtë vit një një korçari që ka krijuar një reputacion letrar, duke punuar në vazhdimësi, një romansieri e përkthyesi të njohur.

“Edhe sivjet, siç e do tradita, kemi punuar në përzgjedhjen e një autori i cili do ta meritonte këtë çmim në nivel të Beqir Musliut, sepse nuk do të duhej të shkohej më poshtë me emra. Nga lista e propozuar prej tetë shkrimtarëve të Kosovës deh Shqipërisë dhe juria vendosi që çmimin t’ia jap Nasi Lerës, një korçar që ka krijuar një reputacion letrar duke punuar në vazhdimësi. Romansier e përkthyer i njohur. Kur ia sublimuam këto vlera, vendosëm në mënyrë unanime”, ka thënë Kadriu.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se përveç respektit e nderit që i bëhet krijimtarisë së Beqir Musliu, Gjilani tash e pesëmbëdhjetë vjet ndan edhe një çmim letrar në emër të kolosit të letrave shqipe.

“Përveç respektit e nderit që ne e bëjmë për krejt krijimtarinë e pasurinë që ka lënë Beqir Musliu prapa vetit, kjo ditë shënon edhe ndarjen e çmimit me emrin e tij. Nder i veçantë që këtë juri e ka udhëhequr Ibrahim Kadriu, bashkë me Emin Azemin e Sadete Tërnavën, të cilët në mënyrë unanime kanë ardhur në përfundim që ky çmim i madh letrar sivjet i takon shkritmarit të madh nga Shqipëria, Nasi Lera. Urime!”, ka thënë Haziri.

Ideator i çmimit letrar “Beqir Musliu” është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për herë të pesëmbëshjetë nga Komuna e Gjilanit.

Deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi, Edi Shukriu dhe Agim Gjakova.

Paraprakisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë homazhe tek varri i kolosit të letrave shqipe, Beqir Musliu, në 76 vjetorin e lindjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)