16 Prill 2024

Naomi Campbell thirret në gjykatën e Hagës

Hagë, 2 korrik - Naomi Campbell do të merret në pyetje nga gjykata e Hagës, në lidhje me pohimet se ka pranuar një diamant të madh nga një ish-diktator libian.

Supermodelja 40-vjeçare do të paraqitet në seancën gjyqësore me aktoren Mia Farrow, të dyja këto pjesëmarrëse në një festë të ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në shtator të vitit 1997, ku dhe Campbell mësohet t\'i ketë treguar Farrow për këtë gur të çmuar.

Spekulohet se bukuroshja britanike ka pranuar një diamant, (i ashtuquajtur \'diamant gjaku\', pasi është fituar nga krimet) nga diktatori libian Charles Taylor, i cili është në gjykim në Hagë që nga viti 2008 për krime kundër njerëzimit të bëra gjatë periudhës 1997-2001 në Sierra Leone.

Nga ana tjetër, Campbell vazhdimisht ka refuzuar të flasë për këtë çështje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)