26 Prill 2024

Naomi Campbell: Puna më streson

SHBA, 28 tetor - Modelja britanike, Naomi Campbell, është shumë e lumtur me kthesën që ka marrë jeta e saj.

Pas përfshirjes në shumë skandale gjatë karrierës, 40-vjeçarja duket se ka vënë mend dhe për këtë gjë e ka ndihmuar pushimi “në momentin e duhur”.

“Kam kuptuar që më duhet një periudhë pushimi çdo gjashtë javë, sepse kur kam shumë punë, unë filloj të humb kontrollin”, shprehet modelja.

Gjithashtu, Naomi ka deklaruar se ndihet shumë mirë në Moskë, vend në të cilin po jeton bashkë me të fejuarin e saj, Vladimir Doronin. “Por rrënjët e mia janë në Londër, vetëm tre orë larg me avion”, përfundon Naomi Campbell.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)