17 Gusht 2022

Naomi Campbell intervistohet nga policia e New York-it

New York, 3 mars - Top modelja amerikane, Naomi Campbell është kërkuar që të merret në pyetje nga policia e New York pasi ajo u akuzua nga shoferi i saj për ushtrim dhune. Policia e New York raportoi se supermodelja akuzohet se e ka goditur shoferin e saj në kokë.

Në kohën kur policia ka takuar akuzuesin , shoferin e modeles amerikane, njoftohet se personi i dhunuar ka pasur shenja të dukshme dhune nën syrin e tij të djathtë.

Pas këtij lajmi, një zëdhënës i policisë pohoi se ata prisnin që Naomi Campbell të vinte vullnetarisht që të raportonte në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Në vitin 2008, Naomi Campbell u dënua me 200 orë punë të detyrueshme në komunitet. Ky denim u krye në qytetin e Londrës.

Shkaku i këtij dënimi ishte një incident që kishte pasur supermodelja me dy policë britanikë të cilët punonin në një aeroport.

Arsyeja e këtij vendimi ishte se ylli i pasarelave ishte nxehur me dy policët pasi asaj i kishte humbur një çantë udhëtimi.

Por nuk mbarojnë këtu rastet e dënimeve për Naomi Campbell. Campbell u dënua për ditë burg pasi ajo i pati përplasur në kokë një celular shërbueses së dhomës së hotelit, ku ajo po qëndronte aktualisht. Kjo ngjarje ndodhi gjithashtu në New York. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)