19 Prill 2024

MPJ në përkrahje të vlerave kulturore-artistike në botë

Prishtinë, 16 tetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të premten ka zhvilluar një takim me tenorin shqiptarë me famë botërore Ramë Lahaj.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se takimi me Lahajn është nder i veçantë për të.

“Nder i veçantë të takoj sot Ramë Lahaj, zëri shqiptar i Kosovës në operën botërore!”

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka thënë se bashkë me tenorin shqiptarë kanë diskutuar për fuqizimin e vlerave kulturore edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore. 

“Diskutuam bashkë mbi shumë tema të realitetit kombëtar e politik, dhe u dakorduam që Z.Lahaj do të vazhdojë të na ndihmojë në fuqizimin e vlerave tona kulturore-artistike në botë, tani edhe përmes platformës së re të diplomacisë kulturore.”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)