27 Janar 2023

Moore shpëton një jetë falë Twitter-it

SHBA, 21 mars - Për herë të dytë brenda një viti, aktorja Demi Moore ka përdorur Twitter për të shpëtuar një të ri nga vetëvrasja. Ishte ora 2 pas mesnate, kur Jeremy Lynch, një 18-vjecar nga Florida shkruajti në profilin e tij në rrjetin social qëllimin për të vrarë veten, duke u vetëvarur.

Demi e pikasi këtë mesazh, duke ndërhyrë menjëherë.”R eally asking  for help?” (Po kërkon vërtet ndihmë?) i është drejtuar djalit, i cili i ka dhënë përgjigje menjëherë:

“E kam bërë shumë rrëmujë jetën time, ndaj do të var veten në pemën e oborrit të shtëpisë sime.Nuk kam më motiv për të jetuar. Do të transmetoj direkt në web skenën e vetëvrasjes sime”.

Në këtë moment Demi kuptoi se nuk bëhej fjalë për shaka, ndaj lidhi menjëherë kontaktin me sherifin e zonës, i cili ndërhyri duke shpëtuar adoleshentin.N

uk është hera e parë që aktorja përfundon në gazeta falë Twitter-it. Në muajin prill të vitit 2009, Demi shpëtoi edhe një grua tjetër, e cila kishte shkruar në profilin e saj qëllimin për t’u vetëvrarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)