04 Shkurt 2023

Moore: Seksi me Kutcher po më rinon

SHBA, 5 maj - Demi Moore ka pohuar disa herë se seksi me bashkëshortin e ri Ashton Kutcher i pëlqen shumë por tashmë ajo i jep më shumë fuqi marrëdhënies së tyre, duke shtuar se ky është edhe sekreti i rinisë së saj.

46 vjecarja kërkon të theksojë se diferenca e 15 viteve nuk ndihet aspak në lidhjen e tyre, të paktën për momentin. “Leksione te rregullta në krevat të ndihmojnë të ngadalësosh plakjen”, thotë aktorja brune në një intervistë për faqen Perez Hilton.

Më tej ajo shton se në krah ka dikë që e do për atë që është, madje edhe për sjelljet apo pjesët e saj joperfekte. “Jam plakur dhe nuk jam dhe nuk jam më ajo që isha 20 apo 30 vjec”, shprehet Moore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)