20 Prill 2024

Moore kundër operacioneve kozmetike

SHBA , 31 tetor - Julianne Moore nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje kozmetike pasi nuk mendon se kjo do ta bënte atë të ndjehet më e re.

Aktorja 49-vjeçare thotë se ajo do të ndjehej edhe më tej në moshën që ka, pavarësisht se si ndryshon pamja e saj, dhe është e pasigurt nëse proçedurat mjekësore do ta bënin atë të dukej më e re.

“E para mbi të gjitha është se jam një aktore, dhe kështu nuk dua të bëj diçka me fytyrën time. Mund të bëj çfarëdo që dua, dhe ende do të jem 49-vjeçare, nuk do ndryshojë asgjë. Nuk e di nëse do të mund të dukem më e re, vetëm do të dukem sikur diçka i kam bërë fytyrës time”, ka thënë aktorja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)